Më 5 maj është shënuar Dita Ndërkombëtare e Mamive, njëkohësisht edhe fillimi i Javës së Infermierisë, me një ceremoni të organizuar nga Oda e Infermierëve, Mamive dhe Profesionistëve tjerë Shëndetësorë.
Gjatë aktivitetit u ndanë mirënjohje për stafin shëndetësor në vlerësim të kontributit të tyre në kujdesin ndaj pacientëve.
Kryetarja e Odës, Nexhmije Gori, tha se mamitë dhe infermierët janë në vijën e parë të kujdesit shëndetësor dhe se Oda mbetet e përkushtuar për përmirësimin e kushteve të punës dhe mbështetjen e tyre profesionale. Ajo përmendi edhe sigurimet jetësore dhe ndihmën juridike si hapa të rinj për anëtarët e institucionit.




