Sot kanë përfunduar garat komunale në volejboll, ku nxënëset e SHFMU “Ibrahim Mazreku” nga Malisheva arritën një sukses të rëndësishëm duke u kualifikuar në finale dhe duke zënë vendin e dytë.
Nxënëset u dalluan për përkushtimin, lojën cilësore dhe kulturën sportive gjatë gjithë garës, duke përfaqësuar me dinjitet shkollën e tyre.
Merita për këtë arritje i është atribuar edhe mësimdhënëses së edukatës fizike, Albiona Mazreku, për angazhimin dhe punën e saj profesionale në përgatitjen e ekipit.




