Policia e Kosovës ka konfirmuar një ngjarje të rëndë që ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Gjakovë, ku një person ka humbur jetën si pasojë e plagëve nga një mjet i mprehtë.
Sipas policisë, rreth orës 02:20 në rrugën “Mbretëresha Teutë”, pas një mosmarrëveshjeje, viktima është sulmuar nga një person tjetër, i cili aktualisht ndodhet në arrati. I lënduari fillimisht është dërguar në QKMF, më pas në Spitalin e Gjakovës, ku ka ndërruar jetë.
Rasti është iniciuar si “vrasje”, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe kapjen e të dyshuarit po vazhdojnë.




