Sonte dhe nesër zhvillohen ndeshjet e dyta të gjysmëfinaleve të plejofit në Superligën e Kosovës në hendboll për meshkuj.
Në Gjakovë, Vëllaznimi pret Kastriotin, i cili ka epërsi pas fitores së parë bindëse në Ferizaj dhe synon të sigurojë finalen. Ndërkohë, në Pejë, Besa Famgas përballet me Rahovecin në një duel të fortë, pas fitores së ngushtë të Rahovecit në ndeshjen e parë.
Në këtë seri, kualifikimi në finale sigurohet me dy fitore. Po ashtu, sot luhet edhe ndeshja e kampionatit të rregullt mes Trepçës dhe Prishtinës.




