Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka njoftuar se Njësia A4 në Termocentralin Kosova A është ndalur në mënyrë të kontrolluar pas rrjedhjeve të ujit në kaldajë, në zonën e tejnxehësit.
Sipas KEK-ut, ndalja është bërë për arsye sigurie dhe për të shmangur dëmtime më të mëdha në pajisje.
KEK ka bërë të ditur se njësitë B1, B2 dhe A5 janë aktualisht në remont dhe modernizim të planifikuar, ndërsa furnizimi me energji po mbështetet edhe përmes bashkëpunimit me KESH.
Ekipet janë në gatishmëri dhe pritet që njësia të rikthehet në operim pas sanimit të defektit.




