Në Kompleksin Memorial të Dëshmorëve të Zonës Operative të Dukagjinit në Gllogjan u shënua përvjetori i rënies së Luan Haradinaj, ku morën pjesë qytetarë, bashkëluftëtarë dhe figura politike.
Ish-luftëtari i UÇK-së Nasim Haradinaj e ka kujtuar Luanin si një prej figurave më të urta dhe më të guximshme të luftës, duke thënë se ai ishte “lokomotivë e UÇK-së” dhe se i ka befasuar të gjithë me përkushtimin e tij në detyrat kombëtare.
Në këtë përkujtim u përmend edhe veprimtari Smajl Haradinaj, ndërsa u vlerësua kontributi i familjes Haradinaj në luftën dhe rezistencën për liri.




