Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë pezulluar operacionin për shoqërimin e anijeve në Ngushticën e Hormuzit, më pak se 48 orë pas nisjes. Presidenti Donald Trump tha se vendimi erdhi pas ndërmjetësimit të Pakistanit dhe progresit në bisedimet me Iranin.
Megjithatë, SHBA do të mbajë në fuqi bllokadën ndaj porteve iraniane. Nga ana tjetër, Irani e cilësoi vendimin si tërheqje, ndërsa situata në këtë korridor strategjik mbetet e ndjeshme.




