Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka dekoruar pas vdekjes akademik Rexhep Qosjen me titullin “Nderi i Republikës së Kosovës”.
Ajo ka vlerësuar Qosjen si një nga figurat më të rëndësishme të letërsisë, shkencës dhe mendimit shqiptar, duke theksuar kontributin e tij të gjerë në kulturën dhe vetëdijen kombëtare.
Haxhiu ka thënë se ky dekorim është shenjë mirënjohjeje për jetën dhe veprën e tij në shërbim të dijes, lirisë dhe dinjitetit kombëtar.




