Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka njoftuar se Prizreni ka zgjedhur Sejdi Bellanicën kryetar të degës së AAK-së në këtë qytet.
Haradinaj tha se kuvendi zgjedhor u zhvillua me pjesëmarrje të gjerë dhe në mënyrë demokratike, duke vlerësuar përvojën dhe kontributin e Bellanicës si veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe profesionist në arsim e media.
Ai falënderoi strukturat aktuale të degës dhe uroi sukses kryetarin e ri në detyrën e tij.




