Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Ahmet Ismaili, ka zhvilluar takim me përfaqësues të Administratës Tatimore të Kosovës, Njësisë për Inteligjencë Financiare dhe Inspektoratit Qendror të Mbikëqyrjes së Tregut, ku është diskutuar për forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional në sektorin financiar.
Në fokus të takimit ishin integriteti i tregut financiar, zbatimi i legjislacionit dhe mbikëqyrja e aktiviteteve që lidhen me kripto-asetet.
U theksua rëndësia që vetëm subjektet e licencuara të operojnë në këtë fushë, me qëllim mbrojtjen e konsumatorëve dhe ruajtjen e konkurrencës së drejtë në treg.




