Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka rekomanduar suspendimin e katër zyrtarëve policorë, të cilët u arrestuan gjatë një aksioni të zhvilluar sot nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, në bashkëpunim me Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit.
Sipas IPK-së, pas intervistimit, tre zyrtarë policorë janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit u është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh, ndërsa ndaj një zyrtari tjetër procedura do të vazhdojë në rrugë të rregullt.
Operacioni është zhvilluar në disa lokacione në Prishtinë, Fushë Kosovë dhe Obiliq, në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Prishtinë. Gjatë aksionit janë bastisur pesë zyrtarë dhe dy qytetarë, të dyshuar për përfshirje në veprimtari kriminale.
Hetimet po vazhdojnë lidhur me veprat penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “Shkelje e fshehtësisë së procedurës” dhe “Marrja e deklaratave me anë të shtrëngimit”.




