Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, gjatë qëndrimit të tij në Turqi ka zhvilluar një takim me ministrin e Shtetit për Mbrojtje të Mbretërisë së Bashkuar, Lord Vernon Coaker, ku është diskutuar forcimi i bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes.
Në një postim në Facebook, Maqedonci ka shprehur mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme që Mbretëria e Bashkuar i jep Kosovës, duke theksuar rëndësinë e partneritetit në misione dhe operacione të përbashkëta.
Palët, sipas njoftimit, kanë riafirmuar përkushtimin për thellimin e bashkëpunimit në trajnim, zhvillim të kapaciteteve dhe rritje të ndërveprueshmërisë ushtarake, në funksion të paqes dhe sigurisë.




