Ish-këshilltari i presidentes Vjosa Osmani, Burim Meta, ka deklaruar se ai dhe grupi i tij janë në rrugë për t’u rikthyer në LDK, ndërsa ka bërë të ditur se vendimet finale do të merren në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të partisë.
Meta tha se synimi është bashkëpunimi për tejkalimin e ngërçit institucional dhe funksionalizimin e institucioneve, duke shtuar se nuk do të garojnë të ndarë, por në listën e LDK-së.
Ai deklaroi gjithashtu se Vjosa Osmani pritet të jetë bartëse e listës së LDK-së, duke theksuar se kjo është pranuar lehtë nga partia.




