Ish-deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka kritikuar zgjedhjet e 7 qershorit, duke thënë se ato po mbahen si pasojë e, siç u shpreh ajo, “hakmarrjes politike” të kryeministrit në detyrë Albin Kurti.
Ajo deklaroi se Kurti nuk e ka problemin me opozitën, por me qytetarët që nuk i kanë dhënë mbështetje më të madhe zgjedhore.
Sipas Musliut, synimi i tij është pushtet më i madh se 50 apo 51 për qind, duke e cilësuar këtë situatë si të dëmshme për vendin.




