Në Mitrovicë, në Qendrën e Paraburgimit është parandaluar një tentim për kontrabandim të mjeteve të ndaluara, pas një bastisjeje të realizuar nga stafi i sigurisë.
Gjatë kontrollit, në një top sportiv janë gjetur dhe sekuestruar dy telefona iPhone, dy kartela SIM dhe një kabllo mbushëse.
Për rastin është njoftuar Policia e Kosovës, ndërsa kanë nisur procedurat hetimore dhe disiplinore.




