Në Gjykatën Themelore në Prizren sot vazhdon seanca gjyqësore për rastin e vdekjes së të riut Auron Thaqi.
Prokuroria ka ngritur aktakuzë ndaj Enes Ay dhe Hajrullah Brcanit, të cilët janë deklaruar të pafajshëm për veprat që u vihen në barrë.
Auron Thaqi kishte ndërruar jetë më 7 korrik 2024, pasi ishte plagosur rëndë me thikë.




