Çerkin Dukolli ka deklaruar se Kosovës i nevojiten më shumë se kurrë unitet, maturi politike dhe përgjegjësi kombëtare.
Ai ka mbështetur thirrjen e Fatmir Limajt për bashkim forcash në politikë, duke thënë se qëllimi është kthimi i Kosovës në drejtimin e duhur.
Sipas Dukollit, vendi ka nevojë për njerëz që vendosin interesin e shtetit mbi kalkulimet politike, ndërsa ka vlerësuar Limajn për përgjegjësi, guxim dhe vizion shtetëror.




