Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka njoftuar se rreth 20 mijë mërgimtarë janë regjistruar brenda dy ditëve për të marrë pjesë në procesin e votimit.
Përmes një postimi në Facebook, ajo bëri të ditur se afati për regjistrimin e votuesve nga diaspora është i hapur nga 6 deri më 17 maj.




