Bashkim Ramosaj është rizgjedhur kryetar i Degës së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Deçan edhe për një mandat katërvjeçar.
Lajmin e ka bërë të ditur kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, duke theksuar se procesi është zhvilluar në një atmosferë unifikuese dhe me pjesëmarrje të madhe.
Haradinaj vlerësoi punën e Ramosajt si kryetar komune, duke thënë se Deçani ka përjetuar transformim të rëndësishëm nën drejtimin e tij. Ai shtoi se pas përfundimit të proceseve të brendshme, AAK do të jetë më e mobilizuar për zgjedhjet e 7 qershorit.




