Ish-komandanti i UÇK-së në Zonën Operative të Llapit, Rrustem Mustafa, do të jetë kandidat për deputet i Partisë Demokratike të Kosovës në zgjedhjet e 7 qershorit.
Lajmi është bërë i ditur nga Naim Fetahu i PDK-së, i cili ka vlerësuar përvojën dhe kontributin e Mustafës gjatë luftës dhe në shërbim të vendit.
“Besojmë fort në përvojën dhe përkushtimin tënd për ta çuar Kosovën përpara”, ka shkruar Fetahu.




