Igball Jashari pritet të jetë përforcimi i madh i Dritës për sezonin e ardhshëm, ndërsa tifozët bardhekaltër tashmë e shohin transferimin si punë të kryer.
Mesazhi “HERE WE GO” ka pushtuar rrjetet sociale të klubit gjilanas, duke rritur entuziazmin për ardhjen e talentit nga Drenica.
Tifozët kanë shpërndarë mesazhe emocionuese për Jasharin, duke shpresuar që ai të jetë pjesë e rrugëtimit të Dritës në garat evropiane.




