David McAllister i ka kërkuar zyrtarisht Komisioni Europian sqarime lidhur me funksionimin demokratik dhe hapësirën e opozitës në Shqipëri, në kuadër të procesit të integrimit në BE.
Në një letër drejtuar komisioneres Marta Kos, ai ka ngritur shqetësime për përjashtimin e opozitës nga procesi i negociatave dhe mungesën e transparencës institucionale.
McAllister thekson se një proces integrimi i dominuar vetëm nga ekzekutivi rrezikon standardet demokratike dhe besueshmërinë e vetë procesit të zgjerimit të Bashkimit Evropian.




