Drejtori i Agjencisë së Kosovës për Forenzikë, Shemsi Duriqi, ka zhvilluar takim me përfaqësues të Task Njësisë Britanike për të diskutuar bashkëpunimin në fushën forenzike.
Gjatë takimit u shkëmbyen informacione për armët, municionet dhe pajisjet e gjetura në veri të Kosovës, si dhe u prezantuan metodat shkencore që përdor AKF në ekspertizat e balistikës dhe eksplozivëve.
Palët theksuan rëndësinë e bashkëpunimit profesional për forcimin e kapaciteteve hetimore dhe sundimin e ligjit.




