Kreu i PD-së, Sali Berisha, gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët në rrjetet sociale, ka kritikuar ambasadorin e BE-së në Shqipëri, Silvio Gonzato.
Berisha tha se Gonzato, sipas tij, është afruar me kryeministrin Edi Rama dhe ka përcjellë në Bruksel “trillime të pavërteta” për opozitën shqiptare.
“Ky sillet si të ishte ambasadori i Ramës… ka tentuar ta paraqesë opozitën si jo të orientuar drejt integrimit, por ka dështuar. Gonzato është unifikuar komplet me Edi Ramën”, u shpreh Berisha.
Ai shtoi se opozita do të vazhdojë t’u paraqesë partnerëve evropianë “të vërtetën e saj”.




