Ish-deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, ka folur për rëndësinë e familjes në vendimmarrjen e saj, duke theksuar se bashkëshorti dhe fëmijët i japin gjithmonë një perspektivë tjetër.
Në emisionin “Weekend” në Klan Kosova, ajo tha se mbështetja dhe kritikat e familjes kanë qenë thelbësore për të.
“Edhe kur mendon që ke plotësisht të drejtë, ka një zë që thotë: prit se unë e gjykoj ndryshe”, u shpreh Deliu.
Ajo foli edhe për ndryshimet që ka përjetuar Kosova ndër vite, duke thënë se gjenerata e re po rritet në një shtet të lirë, ndryshe nga periudha e luftës dhe pasigurisë që kishte përjetuar gjenerata e saj.




