Mbi 100 fermerë nga Lipjani, Komorani, Drenasi dhe Skenderaj kanë protestuar duke hedhur qumështin në lum.
Sipas tyre, kompanitë grumbulluese kanë ulur çmimin e qumështit nga 45 cent në rreth 27–30 cent për litër, duke e bërë të vështirë mbijetesën dhe mbulimin e shpenzimeve të prodhimit.
Fermerët kërkojnë rishikim të çmimit dhe mbështetje për sektorin e qumështit.




