Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, në Ditën e Evropës ka ritheksuar orientimin evropian të Kosovës, duke thënë se vendi është “evropian në histori, kulturë dhe politikë”.
Ajo tha se rruga drejt Bashkimit Evropian po dëshmohet përmes forcimit të institucioneve, rritjes së mirëqenies dhe shtrirjes së rendit në të gjithë territorin.
Haxhiu theksoi se Kosova i ka përmbushur kriteret për anëtarësim në Këshillin e Evropës dhe paralajmëroi se vonesat në integrime dëmtojnë qytetarët dhe besueshmërinë e BE-së në rajon.




