Ish-deputeti i LDK-së, Lutfi Haziri, ka deklaruar se oferta për ndarje ministrish nga Vetëvendosje nuk është pranuar, pasi sipas tij, bisedimet kishin të bënin fillimisht me çështjen e presidentit dhe jo me qeverinë.
Haziri tha se në proces janë përmendur disa emra për president, përfshirë edhe kandidatë konsensualë, por nuk është arritur marrëveshje politike mes palëve.
Ai shtoi se zhvillimet rreth zgjedhjes së presidentit kanë ndikuar në dinamikën politike dhe në marrëdhëniet mes partive kryesore në vend.




