Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, gjatë fjalës në kongresin e VLEN në Shkup, tha se themelimi i këtij subjekti përbën një moment të rëndësishëm politik dhe shoqëror.
Kurti deklaroi se në politikë zakonisht shihen ndarje dhe copëtime, ndërsa bashkimi i disa subjekteve në një trup të vetëm politik është më i rrallë dhe më domethënës.
Sipas tij, ky bashkim dëshmon përgjegjësi politike dhe paraqet një model të ri bashkëpunimi për organizimet politike në rajon.




