Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa, ka mohuar se ekzistojnë përplasje apo pakënaqësi mes partisë dhe kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, pas zhvillimeve të fundit rreth koalicioneve në kryeqytet.
Në “Përballje Podcast”, Mustafa tha se LDK-ja dhe Rama kanë fituar bashkë Prishtinën dhe po e qeverisin si ekip i përbashkët, duke theksuar se bashkëpunimi mes tyre vazhdon normalisht.
Ai shtoi se vendimet për koalicionet komunale i takojnë kryetarit të komunës, duke nënvizuar se nuk ka ndarje apo tensione brenda këtij bashkëpunimi politik.




