Posta e Kosovës ka lëshuar në qarkullim emisionin e ri të pullave postare me temën “Evropa”, me rastin e 70-vjetorit të pullës EUROPA.
Ky emision përkujton një traditë të nisur në vitin 1956, e cila simbolizon unitetin, paqen dhe bashkëpunimin ndërmjet vendeve evropiane.
Emisioni përfshin dy pulla postare, një bllok filatelik dhe Zarfin e Ditës së Parë, dhe do të jetë në qarkullim deri në konsumim të plotë.




