Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve (KOMF) ka shprehur shqetësim për shfaqjen e rasteve të fruthit tek fëmijët në javët e fundit.
Sipas të dhënave, janë regjistruar 10 raste me fruth, të gjithë fëmijë të pavaksinuar, ndërsa është vërejtur edhe rënie e mbulueshmërisë me vaksinën MMR.
KOMF u ka bërë thirrje prindërve që të vaksinojnë fëmijët sipas kalendarit, duke theksuar se vaksinimi është i sigurt dhe mbrojtje e rëndësishme për shëndetin publik.




