Opinionisti Agon Maliqi ka deklaruar se pas zgjedhjeve vendi mund të përballet sërish me nevojën për konsensus politik, jo vetëm për zgjedhjen e presidentit, por edhe për formimin e qeverisë.
Në emisionin “Info Magazine” në Klan Kosova, ai tha se gjithçka do të varet nga rezultati zgjedhor dhe raportet mes partive politike.




