Kryeministri në detyrë dhe kryetari i Albin Kurti ka deklaruar se opozita po pengon funksionimin e institucioneve, ndërsa Lëvizja Vetëvendosje synon rritje të mëtejshme në zgjedhjet e 7 qershorit.
Në mbledhjen e 63-të të Këshillit të Përgjithshëm të LVV-së, Kurti tha se partia mund ta prekë edhe 60 për qind të mbështetjes qytetare. Ai përmendi rritjen ekonomike, pagën minimale prej 500 eurosh nga 1 korriku dhe situatën e sigurisë në veri, duke akuzuar Serbinë për mbështetje të grupeve kriminale dhe të Millan Radoiçiqit.




