Java e ardhshme në Kosovë do të karakterizohet me mot të ndryshueshëm, me alternime të diellit dhe vranësirave, sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës.
Reshje lokale shiu priten të martën, të mërkurën dhe vende-vende të premten, ndërsa në disa zona mund të ketë edhe shkarkime elektrike.
Temperaturat do të pësojnë rënie graduale në mesjavë, me minimale që në disa vise mund të zbresin deri në 3°C, ndërsa maksimalet do të lëvizin nga 15 deri në 23°C.
Nga IHMK rekomandohet kujdes në bujqësi për shkak të kushteve të ndryshueshme, ndërsa cilësia e ajrit pritet të mbetet kryesisht e mirë deri mesatare gjatë javës.




