Këshilli i Përgjithshëm i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës do të mblidhet sot nga ora 17:00.
Takimi vjen një ditë para përfundimit të afatit për dorëzimin e listave të kandidatëve për deputetë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, afat që skadon nesër në mesnatë.
Në këtë mbledhje pritet të diskutohen edhe përgatitjet përfundimtare për Kuvendin Zgjedhor të AAK-së, i cili është paralajmëruar të mbahet më 24 maj. Në këtë kuvend do të zgjidhen kryetari dhe strukturat e reja drejtuese të partisë.




