Donika Gërvalla ka bërë të ditur se faqja e saj në Facebook është përballur me një sulm nga mijëra profile të rreme.
Sipas saj, profilet kanë përdorur reagime dhe “zemra” false për të krijuar përshtypjen se faqja po mbështetej nga llogari të fabrikuara.
Gërvalla tha se profilet e dyshuara janë bllokuar dhe rasti është raportuar në Facebook, ndërsa shtoi se sulme të tilla nuk do ta ndalin angazhimin e saj publik.




