Në Dhomat e Specializuara në Hagë po vazhdon dëshmia e ekspertes Helen Fraser, e cila pas pyetjeve të mbrojtjes po merret në pyetje nga Prokuroria.
Në këtë rast, Hashim Thaçi, Bashkim Smakaj, Isni Kilaj, Fadil Fazliu dhe Hajredin Kuçi po akuzohen për vepra kundër administrimit të drejtësisë.
Fraser tha se transkriptet e Prokurorisë nuk mund të konsiderohen plotësisht të sakta, duke theksuar se ka mospërputhje dhe versione të ndryshme të të njëjtave audio-incizime.
Sipas saj, procesi i transkriptimit duhet të jetë i pavarur dhe i verifikuar mirë.
Ajo kritikoi gjithashtu mungesën e qartësisë në disa dokumente dhe tha se idealisht transkriptimi duhet të bëhet nga dy persona të trajnuar pa ndikim nga hetimi.
Mbrojtja dhe Prokuroria vazhduan me pyetje rreth besueshmërisë së transkripteve dhe procesit të përkthimit të materialeve të ZPS-së.




