Albin Kurti ka marrë pjesë në hapjen e konferencës ndërkombëtare “Future Industry Minds 2026” në Schloss Bensberg të Gjermania, ku këtë vit Kosova është vend partner.
Kurti tha se gjatë qeverisjes së tij ekonomia e Kosovës ka shënuar rritje mesatare rreth 4%, ndërsa Bruto Produkti Vendor ka arritur në 12 miliardë euro. Ai theksoi edhe rritjen e qarkullimit të bizneseve, përmirësimin e sektorit privat dhe rëndësinë e bashkëpunimit ekonomik me Gjermaninë.
Sipas tij, Kosova ka potencial të madh zhvillimi, sidomos në teknologji dhe shërbime, duke u bazuar në popullsinë e re dhe mundësitë për bashkëpunim ndërkombëtar.




