Dega e LDK-së në Podujevë ka propozuar Agim Veliun si kandidat për deputet për zgjedhjet e 7 qershorit.
Kryetari i degës, Ekrem Hyseni, tha se vendimi është marrë njëzëri në Kryesi dhe se propozimi synon unifikimin e strukturave të partisë në këtë degë.
Ai shtoi se përveç Veliut, në listë janë propozuar edhe disa kandidatë të tjerë nga Llapi, duke theksuar nevojën për bashkim dhe angazhim të përbashkët në procesin zgjedhor.




