Policia e Kosovës ka publikuar statistikat për 24 orët e fundit, ku është raportuar një aksident trafiku me fatalitet, 11 aksidente me persona të lënduar dhe 18 me dëme materiale.
Gjatë kësaj periudhe, policia ka shqiptuar 1889 tiketa trafiku për shkelje të ndryshme.
Po ashtu, janë arrestuar 17 persona, ndërsa 13 të tjerë janë mbajtur në mbajtje.




