Kryesia e Partisë Demokratike të Kosovës ka refuzuar përfshirjen e Fatmir Limajt në listën e kandidatëve për zgjedhjet e 7 qershorit, sipas burimeve.
Sipas informacioneve, vendimi është marrë gjatë mbledhjes së Kryesisë pa votim formal. Deri tani nuk ka njoftim zyrtar nga PDK.
Ndërkohë, Limaj më herët i kishte dërguar një letër kryetarit Bedri Hamza, duke shprehur gatishmëri për bashkëpunim dhe listë të përbashkët opozitare./VoxKosova/




