Ka përfunduar seanca e sotme në rastin ndaj Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Fadil Fazliut dhe Hajredin Kuçit për administrim të drejtësisë, ku dëshmoi ekspertja Helen Fraser.
Ajo do të vazhdojë dëshminë nesër. Gjatë seancës, prokuroria ngriti çështje për mungesë burimesh, materiale të paorganizuara dhe përdorimin e ChatGPT në analizën e audiove. Seanca më pas kaloi pjesërisht në sesion privat.




