Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se ka “planin më të mirë ndonjëherë” për t’i dhënë fund konfliktit me Irani.
Duke folur para gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë, Trump kritikoi kundërpropozimin iranian, duke e quajtur atë “të papranueshëm” dhe “idiot”.
Ai theksoi se çdo marrëveshje mes dy vendeve duhet të përfshijë zotimin e Iranit për të mos zhvilluar armë bërthamore.
“Kam një plan të shkëlqyer, por plani është që ata nuk mund të kenë një armë bërthamore”, deklaroi Trump.




