Këshilltarja e ish-presidentes Vjosa Osmani, Meliza Haradinaj, u ka bërë thirrje partive politike që të deklarojnë paraprakisht kandidatët e tyre për postin e presidentit para zgjedhjeve të 7 qershorit.
Përmes një postimi në Facebook, ajo tha se kjo do të rrisë transparencën dhe do të shmangë, siç u shpreh ajo, “pazaret pas zgjedhjeve”.
“Jo pazareve pas zgjedhjeve, po transparencës para zgjedhjeve,” ka deklaruar Haradinaj, duke theksuar se qytetarët duhet të dinë që më herët se kush synon postin e presidentit.




