Policia e Kosovës ka ndaluar një 22-vjeçar nga Peja gjatë patrullimit të natës në Prizren, pasi tek ai janë gjetur një pistoletë me tetë fishekë dhe një brisk.
I dyshuari është shoqëruar në stacion policor dhe, me urdhër të prokurorit, është ndaluar për 48 orë, ndërsa armët janë sekuestruar.