Subjektet politike kanë afat vetëm edhe sot për dorëzimin e listave të kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e parakohshme të 7 qershorit 2026.
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, ka bërë të ditur se afati përfundon sonte në mesnatë dhe dorëzimi bëhet përmes platformës elektronike.
Sipas tij, në zgjedhje pritet të marrin pjesë 27 subjekte politike, përfshirë parti, koalicione, nisma qytetare dhe një kandidat të pavarur.




