Erëra të fuqishme dhe mot i rënduar kanë përfshirë kryeqytetin kroat Zagreb gjatë mëngjesit të sotëm.
Agjencia Meteorologjike Kroate ka paralajmëruar për stuhi, reshje të dendura shiu, bubullima, breshër dhe erëra të forta në disa zona të vendit.
Ndërkohë, në zonën malore të Sljeme ka rënë borë, e cila po vazhdon edhe gjatë ditës.
Autoritetet u kanë bërë thirrje qytetarëve të shmangin lëvizjet e panevojshme dhe të qëndrojnë në ambiente të mbyllura deri në përmirësimin e kushteve atmosferike.




