Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka bërë të ditur çmimet e reja të derivateve në treg.
Sipas njoftimit, një litër naftë sot do të shitet me 1.60 euro, një cent më lirë se dje. Benzina do të kushtojë 1.50 euro për litër, ndërsa gasi 0.78 euro për litër.
Çmimet vlejnë për ditën e sotme dhe janë përcaktuar në kuadër të monitorimit të tregut të derivateve në Kosova.




