Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka publikuar listën e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 7 qershorit.
Lideri i partisë, Ramush Haradinaj, mban numrin 11 në listë, ndërsa bartës i saj dhe kandidat për kryeministër është Ardian Gjini.
Në njoftimin e publikuar, Haradinaj tha se lista përfaqëson “një kthesë të madhe organizative dhe politike”, duke e cilësuar ekipin si të gatshëm për përgjegjësi shtetërore dhe për realizimin e “Andrrës për Kosovën”.




